Vuçiqi vazhdon propagandën tek serbët: Do ta bëjmë atuostradën deri në Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se pjesa e fundit e autostradës Beograd–Kralevë, me një gjatësi prej rreth 30 kilometrash, pritet të përfundojë para festës ortodokse “Vidovdan”, që shënohet më 28 qershor. Në një deklarim publik, ai ka folur edhe për plane të mëtejshme infrastrukturore, duke përmendur vazhdimin e rrjetit rrugor nga…

Lajme

22/04/2026 11:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se pjesa e fundit e autostradës Beograd–Kralevë, me një gjatësi prej rreth 30 kilometrash, pritet të përfundojë para festës ortodokse “Vidovdan”, që shënohet më 28 qershor.

Në një deklarim publik, ai ka folur edhe për plane të mëtejshme infrastrukturore, duke përmendur vazhdimin e rrjetit rrugor nga Kraleva në drejtim të Rashkës, Novi Pazarit, Jarinjës, si dhe zonës që e ka cilësuar si “Mitrovica e Kosovës”, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka theksuar se Serbia, pavarësisht sfidave, sipas tij, po vazhdon investimet në infrastrukturë dhe zhvillim rrugor, duke përmendur edhe projekte të tjera lidhëse në rajon, përfshirë unazën e Kragujevcit dhe lidhjet me autostradën Çaçak–Kralevë.

“Edhe në kohët më të vështira, Serbia e gjen veten dhe gjen forcën për t’u ngritur, për të ndërtuar të ardhmen e saj dhe për të besuar në vetvete. Do të vazhdojmë të punojmë, do ta përfundojmë edhe unazën rreth Kragujevcit, do ta lidhim me autostradën Çaçak–Kralevë, dhe do të vazhdojmë nga Kraleva drejt Rashkës, Novi Pazarit, Jarinjës dhe Mitrovicës së Kosovës”, ka pretenduar Vuçiqi në një video-mesazh në Instagram./lajmi.net/