Vuçiq thotë se një e ardhme e mirë për Ballkanin Perëndimor është afër

Në takimin i Komisionit Trilateral, që shpesh njihet edhe si Qeveria në Hije e Botës, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka thënë se Beogradi është një vend i shkëlqyeshëm për dialog, shkëmbime të mendimeve dhe marrëveshje për të ardhmen. 

Lajme

01/11/2014 14:25

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se një e ardhme e mirë për Ballkanin Perëndimor është e afërt.

Vuçiq, në fjalimin e tij gjatë takimit të Komisionit Trilateral, që po mbahet në Beograd, ku ishte e ftuar edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thënë se Beogradi është një vend i shkëlqyeshëm për dialog, shkëmbime të mendimeve dhe marrëveshje për të ardhmen.

“Ne në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi një të ardhme më të mirë e kemi shumë afër, për dallim nga situata para një shekulli, jemi të gatshëm që të shkojmë në drejtim të së ardhmes”.

“Beogradi është një vend i shkëlqyer për dialog, shkëmbime të mendimeve dhe marrëveshjeve për të ardhmen” ka thënë Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq ka përmendur 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore duke thënë se Serbia ka dalë fitues moral dhe shpirtëror nga ajo. Kryeministri serb nuk ka përmendur luftërat e fundit që quan në shkatërrimin e Jugosllavisë që shkaktuan qindra mijëra viktima.

Ndërkohë, Kreu i Komisionit Trilateral për Europë, Jean Claude Trichet në fjalimin e tij ka përmendur ish ambasadorin Richard Holbrooke dhe diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger, të cilët kanë kontribuar për paqen në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga edhe pse ishte e ftuar që të marr pjesë në këtë takim ka refuzuar ftesën.