Vuçiq pasnesër në Kosovë, pikë-ndalesa e parë në Partesh

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që të mërkurën ta vizitojë Kosovën, pas shtyrjes së vizitës së paraparë për të hënën.

Lajme

12/01/2015 20:56

KlanKosova ka bërë të ditur se kryeministri Vuçiq ndalesën e parë do ta bëjë në komunën e Parteshit, ku do të vizitojë spitalin e ndërtuar në këtë komunë.

E banorët e Parteshit po e mirëpresin këtë vizitë, duke theksuar se nuk janë të kënaqur me qeverinë e Kosovës.

“Me qeverinë e Serbisë jemi të kënaqur, me atë të Kosovës jo. Është mirë që do të na vizitojë Vuçiqi”, tha njëri nga banorët e atjeshëm.

Pas kësaj vizite, Aleksandër Vuçiq do ta vizitojë Brezovicën dhe Manastirin e Graçanicës, po ashtu do të ketë takime edhe me liderët kosovarë.