Vuçiq pas takimit me Macron: Besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prit sot nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, me të cilin siç tha ai, bisedoi edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Lajme
Dy orë pas takimit me dyer të mbyllura, Vuçiq tha se me Macron biseduan për dialogun me Kosovën.
Duke përmbledhur bisedimet me Macron në Paris, Vuçiç tha se ata diskutuan për integrimin evropian të Serbisë, i cili do të ketë mbështetjen e Francës në atë rrugë.
“Ne kryesisht biseduam për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, i tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Unë besoj se do të kemi mbështetje serioze nga Franca në rrugën evropiane. Franca do ta mbështesë Serbinë në rrugën evropiane dhe unë besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për Kosovën”, tha ai
Vuçiç njoftoi sot se Presidenti i Francës do të vijë në Serbi në shtator ose tetor, gjë që, siç thotë ai, do të jetë një vizitë e shkëlqyeshme. /Lajmi.net/