DHTIK dhe BQK diskutojnë për tema për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit

Drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, janë pritur në takim nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me të cilin është diskutuar për një numër temash që preokupojnë bizneset. Kryetari i Bordit të DHTIK-së, Skënder Krasniqi, ka përmendur sfidat kryesore të bizneseve për qasje në financa, problematikat që lidhen me…

Lajme

04/05/2026 17:18

Drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, janë pritur në takim nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me të cilin është diskutuar për një numër temash që preokupojnë bizneset.

Kryetari i Bordit të DHTIK-së, Skënder Krasniqi, ka përmendur sfidat kryesore të bizneseve për qasje në financa, problematikat që lidhen me sektorin e sigurimeve, përfshirë Kartonin e Gjelbër dhe çështje tjera që ndërlidhen me kompetencat e BQK-së.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Dhomës, Kushtrim Ahmeti, ka shprehur shqetësimin se shkuarja sërish në zgjedhje po i kushton drejtpërdrejt ekonomisë, pasi ligje kyçe për zhvillimin ekonomik, përfshirë SEPA-n, kanë mbetur të bllokuara.

Ai ka thënë se përkundër thirrjeve të vazhdueshme, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin që përmbyllin këto ligje, para se të shpërndahej kuvendi.

Nga ana tjetër, Guvernatori Ismaili, ka falënderuar drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, për takimin dhe ndarjen e informacioneve për sfidat që po përballen bizneset me sektorin financiar.

Derisa ka bërë të ditur se BQK-ja është duke u angazhuar në një numër reformash dhe aktiviteteve, nga të cilat do të përfitojë ekonomia dhe bizneset në përgjithësi.

Dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për bashkepunim më të ngushtë ndërmjet tyre, institucioneve financiare dhe komunitetit të biznesit me qëllim të adresimit të sfidat aktuale dhe zgjidhjes së tyre.