Haradinaj në Qafë Mullar: Kujton rënien e Luanit dhe betejën e 6 majit 1997
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video nga Qafa e Mullar, vendi ku më 6 maj 1997 u zhvillua beteja në të cilën u vra vëllai i tij, Luan Haradinaj. Ai bëri të ditur se në këtë vend është ngjitur së bashku me bashkëluftëtarë të asaj kohe, duke përfshirë gjeneralin Selim Krasniqi dhe…
Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video nga Qafa e Mullar, vendi ku më 6 maj 1997 u zhvillua beteja në të cilën u vra vëllai i tij, Luan Haradinaj.
Ai bëri të ditur se në këtë vend është ngjitur së bashku me bashkëluftëtarë të asaj kohe, duke përfshirë gjeneralin Selim Krasniqi dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Në vendin ku ndodhi beteja në Qafë Mullar, me dy bashkëluftëtarë të asaj dite: gjeneral Selim Krasniqin dhe kolegun tonë, kryetarin Ramiz Lladrovci”, është shprehur Haradinaj.
Vizita në këtë zonë vjen si një rikthim në kujtesë për një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës, ku humbi jetën Luan Haradinaj. /Lajmi.net/