Vuçiq nuk vjen në Elbasan Arena

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq nuk do jetë nesër në Shqipëri për të parë ndeshjen në Elbasan Arena.

Sport

07/10/2015 14:15

Ndërsa prej ditësh diskutohej ardhja ose jo e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, vjen konfirmimi zyrtar.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq nuk do jetë nesër në Shqipëri për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Mësohet se Vuçiq nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi, raporton agjencia e lajmeve Noa.

Në këtë mënyrë ai shmang praninë në ndeshjen e shumëpritur të futbollit mes dy vendeve, për të cilën ishte ftuar edhe nga Edi Rama.