Vuçiq me dëshirat e tij të çuditshme, pretendon se në Paris ka marrë sinjale për dënim ndaj Thaçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar se ka marrë info – të përcjella, sipas tij, nga “udhëheqës evropianë” gjatë një vizite në Paris të Francës që sugjerojnë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të marrë “dënim të rëndë” nga Gjykata Speciale. “Para 15 ditësh mora informacion se ai do të dënohej me një…
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar se ka marrë info – të përcjella, sipas tij, nga “udhëheqës evropianë” gjatë një vizite në Paris të Francës që sugjerojnë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të marrë “dënim të rëndë” nga Gjykata Speciale.
“Para 15 ditësh mora informacion se ai do të dënohej me një masë që mbulon kohën e paraburgimit; këtë e mora nga shërbimet tona.
Tani, kur isha në Paris dhe bisedoja me disa liderë evropianë e botërorë, mora disa sinjale të ndryshme. Pas katër ditësh do të shohim se kush ka të drejtë”, ka deklaruar Vuçiçi, sipas të përditshmes serbe Danas.
Ndryshe, rreth tri ditë e ndajnë opinionin në Kosovë nga data 16 shtator 2026, që pritet t’i japë fund një prej kapitujve më të gjatë dhe më sfidues në historinë më të re të vendit — procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.