Vuçiq lajmërohet nga Brukseli: Takim i vështirë, por s’ka dorëzim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë nga Brukseli. Përmes një publikimi në Instagram, ai foli për takimin trepalësh të zhvilluar në Bruksel derisa tha se ishte takim i vështirë. “Një takim i vështirë. Ashtu si është pritur. Nuk ka dorëzim”,shkroi ai, transmeton lajmi.net. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar…

Lajme

27/02/2023 19:42

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë nga Brukseli.

Përmes një publikimi në Instagram, ai foli për takimin trepalësh të zhvilluar në Bruksel derisa tha se ishte takim i vështirë.

“Një takim i vështirë. Ashtu si është pritur. Nuk ka dorëzim”,shkroi ai, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në ora 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

BE-ja ka publikuar edhe video e fotografi nga takimet e njëpasnjëshme të zhvilluara sot në Bruksel.

Pas takimit tre palësh pritet që Borrell të deklarohet para mediave në lidhje me atë se çfarë është diskutuar./Lajmi.net/