Vuçiq kërkon leje nga Qeveria të bëjë fushatë në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës që të vizitojë komunën e Leposaviqit.
Lajme
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur, se Vuçiq ka kërkuar që të mërkurën të vizitojë këtë komunë së bashku me tetë persona tjerë.
Mirëpo Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim lidhur me këtë çështje.
Qëllim i kësaj vizite është fushata për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në Serbi, në të cilat kandidat është vet kryeministri serb./Lajmi.net/