Vuçiq fton KFOR-in të bashkëpunojë me Ushtrinë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me komandantin suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Tod Wolters.

Lajme

17/07/2019 14:01

Vuçiq shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit të mirë me NATO-n, se po tregon respekt për neutralitetin ushtarak të Serbisë, përcjell lajmi.net.

Presidenti serb, theksoi se forca ndërkombëtare paqeruajtëse po siguron popullin serb në Kosovë dhe shtoi se Ushtria e Serbisë është në dispozicion të bashkëpunoj me KFOR-in.

“Komunikimi i mirë mes Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është i rëndësishëm, pasi mund të parandalohet ndonjë situatë krize në Kosovë”.

Gjenerali Wolters, tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush përgjegjësitë e veta në Kosovë.

Ai shtoi se i vlerëson përpjekjet e Serbisë për ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Theksojmë se së fundi, Serbia nënshkruajti marrëveshje me Francën për blerjen e armatimit dhe sistemeve raketore. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Armatosja e Serbisë, Hoxhaj jep alarmin për kërcënimin që i bëhet rajonit