Armatosja e Serbisë, Hoxhaj jep alarmin për kërcënimin që i bëhet rajonit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për lëvizjet e fundit të Serbisë në aspektin ushtarak.

Lajme

16/07/2019 19:37

Ai ka folur për marrëveshjen e fundit të shtetit serb me Francën për blerjen e armatimit dhe sistemeve raketore, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, armatosja e Serbisë është kërcënim për rajonin.

Ky është postimi i tij në Twitter:

Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin. /Lajmi.net/