Vuan dënimin me burg, reperi firmos marrëveshje rekord me vlerë 10 milionë euro

6ix9ine në pritje të vendimit përfundimtar.

ShowBiz

11/10/2019 08:52

Daniel Hernandez reperi 23 vjeçar nga Amerika i cili njihet me emrin artistik 6ix9ine, muaj më parë ishte burgosur shkak i akuzave për shantazhe dhe qitje me armë zjarri, shkruan Complex transmeton lajmi.net.

Mediat shkruajnë se dënimi i mundshëm për Hernandez është 47 vjet burgim pasi doli fajtor në një numër të madh të akuzave.

Por kjo nuk e ka penguar reperin të lidhë marrëveshje multimilionëshe me kompani muzikore.

Ai së fundmi ka nënshkruar me ish-labelin e tij ’10k music’ për dy lançime të albumeve një në gjuhën angleze dhe një atë spanjolle po sa të lirohet nga dënimi.

Marrveshja e arritur gjatë vuajtjes së dënimit ka bërë Hernandezin artistin më të paguar me një kontratë në vlerë prej 8 milionë eurove.