Vritet serbi që shantazhonte Mbretin e Suedisë

20:13 | 24 Janar 2014

Mile Markovic

Mile Markovic, biznesmen serb që jetonte në Suedi, u gjet i vrarë në automobilin e tij. Ai thoshte se posedonte fotografi komprometuese të Mbretit të Suedisë, Carl XVI Gustaf, në striptiz klub. Me këto shantazhe, ai u bë i famshëm.

Serbi i cili pohonte se posedonte fotografi komprometuese të Mbretit të Suedisë Carl XVI Gustaf nga një vizitë e tij në striptiz klub, është vrarë në Stokholm.

Mile Markovic, biznesmen serb me precedent kriminal, që jetonte në Suedi, u gjet i vrarë në automobilin e tij, afër shtëpisë. Ishte qëlluar në kokë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se u sulmua nga një automobil tjetër.

“Ai ishte i përfshirë në shumë konflikte dhe kishte armiq të shumtë”, tha Jerzy Sarnecki, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Stokholmit.

Ish boksieri Markovic ishte dënuar dhe burgosur për shumë vepra kriminale, si mospagesa e taksave, posedim i armëve, mashtrim dhe shantazh.

Por, i famshëm u bë në vitin 2011, me deklaratat se kishte foto komprometuese të Mbretit në një striptiz klub.