Vritet polici në Filipine nga një gjel

Polici humbi jetën gjatë një bastisje të aktiviteteve ilegale të luftës mes gjelave.

Fun

27/10/2020 16:43

Togeri Christian Bolok u vra nga një prej gjelave luftues teksa ishte duke i mbledhur provat, gjë që përfshinte edhe gjelat, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.

Njëri nga gjelat kishte një brisk të ngjitur në kthetra dhe brisku i preu arterien femurike në këmbë policit, duke i shkaktuar gjakderdhje masive që e qoi atë në vdekje.

Ky sport i pakëndshëm është ndaluar shkaku i pandemisë për të shmangur mbledhjen e turmave dhe koloneli Arnel Apud u shpreh se ky aksident ishte diçka që nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse si një fatkeqësi e tmerrshme.

Kjo ishte hera e parë brenda 25 viteve të fundit që një polic kishte humbur jetën si shkak i këtyre aktiviteteve.

Tre persona u arrestuan gjatë bastisjes.

Para pandemisë ky sport i përgjakshëm u lejua vetëm të dielave ose gjatë festivaleve vetëm në vende të licencuara për këtë. /Lajmi.net/