Vritet edhe një shqiptar në Siri, 35 vjeçar
Një tjetër shtetas shqiptar është vrarë në Siri gjatë luftimeve që zhvillohen atje.
Lajme
Viktima mësohet se është shtetasi Sherif Tarshani që qëndronte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit. Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet nga familjarët e 35-vjeçarit në Shqipëri, raportojnë mediat shqiptare.
Shqiptari Sherif Tarshani, mësohet se qëndronte në Siri që prej korrikut të 2013.
Sherif Tarshani 35 vjeç nga Mollasi i Elbasanit dhe mësohet se ishte rekrutuar në Siri nga grupi i personave tashme të arrestuar.