Vriten pesë persona nga të shtënat me armë në Gjermani

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Stade, njoftoi policia të hënën. Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se një person është arrestuar, por nuk dha një bilanc të saktë të viktimave dhe as detaje të tjera lidhur me ngjarjen, raporton Euronews. Në…

Bota

29/06/2026 14:43

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Stade, njoftoi policia të hënën.

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se një person është arrestuar, por nuk dha një bilanc të saktë të viktimave dhe as detaje të tjera lidhur me ngjarjen, raporton Euronews.

Në një postim në platformën X, Drejtoria e Policisë së Luneburgut u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi incidenti, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.