Vrasjet në Kosovë ditët e fundit, Miftaraj kritikon Qeverinë: E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetëm një votë në ditën e zgjedhjeve
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të vrasjeve dhe gjendjen politike në vend. Në një postim, Miftaraj ka përmendur vrasjen e një gruaje shtatzënë, një gruaje 80-vjeçare dhe një 15-vjeçari, duke kritikuar institucionet për situatën e krijuar, transmeton lajmi.net. “E kanë kthyer jetën në…
Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të vrasjeve dhe gjendjen politike në vend.
Në një postim, Miftaraj ka përmendur vrasjen e një gruaje shtatzënë, një gruaje 80-vjeçare dhe një 15-vjeçari, duke kritikuar institucionet për situatën e krijuar, transmeton lajmi.net.
“E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetëm një votë në ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka kritikuar edhe qeverisjen dhe institucionet e vendit, duke përmendur, siç i quan ai, “qeveri të kundërligjshme”, “president kundërkushtetues” dhe deputetë që, sipas tij, nuk po e kryejnë punën e tyre.
Miftaraj ka renditur ndër problemet kryesore vrasjet, vdekjet, korrupsionin dhe kundërligjshmërinë.
Në fund të reagimit, ai ka kritikuar edhe zyrtaret Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, duke bërë pretendime për banesat dhe shtëpitë e tyre dhe mënyrën e financimit të tyre.
Postimi i plotë: