17 vjeçari vrau 14 vjeçarin duke e therur me thikë, Prokuroria në Prizren jep detaje nga rasti
Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45, kur edhe policia është njoftuar për incidentin. Në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të…
Lajme
Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45, kur edhe policia është njoftuar për incidentin.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit..
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.
Pak më larg vendngjarjes, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet se është përdorur në rast.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Për shkak të moshës, si viktima dhe i dyshuari nuk kanë pas ndonjë rast të më hershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim” u tha nga Policia e Kosovës.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, informon opinionin publik se në Prizren është deklaruar për rastin në fjalë duke thënë se pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar prova materiale që vërtetojnë kryerjen e veprës penale. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”,thuhet tutje, trasnmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë.”
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje./Lajmi.net/