Gjykata liroi tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Kryeprokurori Zejnullahu kërkon raport kronologjik nga Kryeprokurorja e Pejës
Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi ka njoftuar se ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raporto me shkrin në lidhje me kronologjinë e verimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë Themelor enë Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Kjo kërkesë erdhi pasi Gjykata Themelore në Pejë me datë 24 gusht…
Lajme
Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi ka njoftuar se ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raporto me shkrin në lidhje me kronologjinë e verimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë Themelor enë Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
Kjo kërkesë erdhi pasi Gjykata Themelore në Pejë me datë 24 gusht ka marrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast, transmeton lajmi.net.
“Në bazë të kompetencave të tij ligjore, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan, pasi që Gjykata Themelore në Pejë, më datë 24 gusht 2026, ka marrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.”,thuhet në njoftim.
Ndryshe dië më parë, Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Kurse, për armëmbajtje pa leje, Halil Mehmetaj u dënua me 3 vjet burgim, kurse Kreshnik Mehmetaj me 1 vit burgim.
Të tre- babait me dy të bijtë, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj – akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.
Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.
Kurse, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje. I pandehuri Halil për këtë vepër u dënua me 3 vjet burgim, kurse i pandehuri Kreshnik u dënua me 1 vit burgim.
Aktgjykimi u shpall të hënën njëzëri nga trupi gjykues i kryesuar nga kryetari Leon Përlaska dhe anëtarët Shaqë Curri dhe Arben Mustafaj.
Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.
Për pjesën dënuese, obligohen të akuzuarit që për paushallin gjyqësor të paguajnë nga 300 euro, kurse në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nga 50 euro. Ndërkaq për pjesën liruese, shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës.
Të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.
Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare)./Lajmi.net/