Vrasjet e fundit në Vushtrri, Kryetari i Komunës thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar lidhur me dy vrasjet e fundit që ndodhën në Vushtrri. Idrizi ka thënë se dy ditët e fundit në Kosovë kanë sjellur ndodhi tragjike të cilat na kanë prekur të gjithëve, teksa ka shprehur ngushëllime për humbjen e tre qytetarëve. “Si Kryetar i Komunës, nuk kam…

Lajme
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar lidhur me dy vrasjet e fundit që ndodhën në Vushtrri.
Idrizi ka thënë se dy ditët e fundit në Kosovë kanë sjellur ndodhi tragjike të cilat na kanë prekur të gjithëve, teksa ka shprehur ngushëllime për humbjen e tre qytetarëve.
“Si Kryetar i Komunës, nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin që ndiej për humbjen e jetëve të tre qytetarëve të komunës tonë”, ka shkruar ai.
I pari i kësaj komune ka thënë se për shkak të vrasjeve të fundit, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Derisa thotë se organet e sigurisë po i trajtojnë dy rastet dhe se pret që drejtësia ta thotë fjalën e fundit.
“Në këto momente të vështira, ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e viktimave dhe për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që po përjetojnë këtë dhimbje të papërshkrueshme. Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkroi Idrizi. /Lajmi.net/