Vrasja në Pejë: I dyshuari dhe viktima janë shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot për vrasjen që ka ndodhur dje në Pejë. Në raportin e Policisë thuhet se edhe viktima edhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë. “Pejë  24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull…

Lajme

25/04/2024 09:24

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot për vrasjen që ka ndodhur dje në Pejë.

Në raportin e Policisë thuhet se edhe viktima edhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.

“Pejë  24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë.