Vrasja në Pejë, Hoti: MJAFTË MË

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për ngjarjen e sotme, ku u vra një grua nga bashkëshorti i saj në Pejë. Hoti tha se institucionet e vendit duhet reagojnë sa më shpjete ndaj këtij fenomeni, kjo pasi që brenda 4 ditëve janë shënuar dy raste të tilla. “MJAFTË MË. Institucionet duhet…

Lajme

16/04/2024 13:31

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për ngjarjen e sotme, ku u vra një grua nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Hoti tha se institucionet e vendit duhet reagojnë sa më shpjete ndaj këtij fenomeni, kjo pasi që brenda 4 ditëve janë shënuar dy raste të tilla.

“MJAFTË MË.

Institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave. Edhe një tjetër vrasje brenda 4-5 ditëve është e patolerueshme dhe drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara.

Shoqëria duhet të këndellet dhe institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos për rastet që kërkojnë ndihmën e shtetit.

Reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore.”-ka shkrua Hoti në “Facebook”. /Lajmi.net/