Pas takimit në Athinë: Rama mbledh bashkëatdhetarët në Milano

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pallati i sportit në Milano ku do të mbahet takimi me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Nga pamjet duket se pallati i sportit është mbushur plotë me shqiptarë, të cilët janë bashkuar për të pritur kryeministrin. Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Rama ka…

Lajme

26/05/2024 12:03

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pallati i sportit në Milano ku do të mbahet takimi me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali.

Nga pamjet duket se pallati i sportit është mbushur plotë me shqiptarë, të cilët janë bashkuar për të pritur kryeministrin.

Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Rama ka mbarritur në Aeroportin e Malpensas dhe për pak minuta pritet t’i bashkohet takimit.

Ky takim vjen pas takimit të zhvilluar në Athinë me shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi.

Tubimi mbahet në një moment që ende vijojnë diskutimet për marrëveshjen mes Ramës dhe kryeministres Giorgia Meloni për emigrantët, e cila është kundërshtuar fort nga opozita në të dy vendet.

Rama ka paralajmëruar edhe takime të tjerë me diasporën shqiptare në të tjera shtete./Euronews.al