Vrasja në Majac të Podujevës, ky raportohet të jetë viktima dhe dy të plagosurat

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Majac të Podujevës. Sipas raportimeve të para, një burrë është vrarë, dhe dy gra janë plagosur e njëra nga të plagosurat është e dyshuara. Siç është raportuar në media, viktima e këtij rasti është Ilaz Brahimi i moshës rreth 43-45 vjeçe. Gruaja e plagosur është Miradije…

Lajme

22/03/2026 21:54

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Majac të Podujevës.

Sipas raportimeve të para, një burrë është vrarë, dhe dy gra janë plagosur e njëra nga të plagosurat është e dyshuara.

Siç është raportuar në media, viktima e këtij rasti është Ilaz Brahimi i moshës rreth 43-45 vjeçe.

Gruaja e plagosur është Miradije Gashi 68 vjeçe, ndërsa e plagosura e dytë e cila është edhe e dyshuara është Ardita Gashi rreth 30 vjeçare.

Sipas asaj që dihet deri më tani, Ardita Gashi ka vrarë Ilaz Brahimin dhe ka plagosur Miradije Gashin, ndërsa më pas është ngujuar në një objekt ku e ka plagosur edhe veten duke tentuar edhe vetëvrasjen.

Vrasjen e një personi e ka konfirmuar kryeprokurori Zejnullah Gashi, ndërkaq Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për rastin. /Lajmi.net/