Vrasja në Hajvali, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me vrasjen në Hajvali.

Lajme

13/06/2016 21:16

Lajmi.net ka mësuar se pas një konflikti për një tokë në familjen Gashi në Hajvali, një person ka therur me thikë në zemër djalin e agjës.

Policia nuk mund të konfirmojë nëse bëhet fjalë për konflikt familjar por zëdhënësja e PK-së për Prishtinë, Flora Ahmeti tha se lidhur me sulmin në Hajvali është arrestuar një person.

“Rreth orës 19 kemi marrë informatë se një person është therur me armë të ftohtë. Më pas nga emergjenca kemi mësuar se personi ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person”, tha Ahmeti për lajmi.net.