Përfundon protesta kundër vr*sjes së grave, kërkohet që femicidi të njihet si vepër e veçantë penale

Ka përfunduar protesta në Prishtinë  kundër vrasjes së grave, me thirrjet “Drejtësi për gratë e vrara”. Kjo protestë është thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Protestuesit patë dy kërkesa, që femicidi  të njihet si vepër e veçantë penale në Kodin Penal të Kosovës. E dyta të krijohet  mekanizmi “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin…

Lajme

25/11/2026 13:01

Ka përfunduar protesta në Prishtinë  kundër vrasjes së grave, me thirrjet “Drejtësi për gratë e vrara”.

Kjo protestë është thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Protestuesit patë dy kërkesa, që femicidi  të njihet si vepër e veçantë penale në Kodin Penal të Kosovës. E dyta të krijohet  mekanizmi “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.