Vrasja e rëndë në Podujevë, gjykata merr vendim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit Baki Brahimi.

Lajme

19/10/2021 16:25

Brahimi dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ndaj djalit të axhës së tij Gazmend Brahimi, shkruan lajmi.net.

Sipas dëshmisë së një familjari të të dyshuarit dhe viktimës kjo vrasje ka ndodhur sipas tij pasi lopa e viktimës është futur në një tokë të mbjellur me pasul të dorasit.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Baki Brahimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “Vrasje e rëndë”, ndaj djalit të axhës së tij Gazmend Brahimi.

I pandehuri Baki Brahimi, dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Lajmi.net/