Vrasja e pesë personave në Gjilan, gjithçka që dihet për ngjarjen që tronditi Kosovën

Fillimisht u raportua për të shtëna dhe se dyshohet se ka të vrarë, por ishte Prokuroria Themelore e Gjilanit që bëri të ditur për ngjarjen tragjike të ka goditur sot Gjilanin.

Lajme

18/02/2020 20:00

Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ishte se një zyrtare policore kishte vrarë katër anëtarët ë familjes së saj dhe në fund kishte bërë vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në “Bujanina” të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes menjëherë ishte parë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

​Detaje të tmerrshme: Policja në Gjilan vret katër anëtarë të familjes, pastaj edhe veten

Në ngjarjen e rëndë të vrasjes së shumëfishtë që goditi Gjilanin, të vdekur mbetën pesë persona, duke përfshirë edhe vetë policën e cila sipas dyshimeve të para kishte vrarë katër anëtarët e tjerë të familjes, dy vëllezërit dhe dy prindërit.

Në këtë rast, mbetën të vrarë Zeqir Bllaca, 70-vjeçar, Hanife Bllaca 66-vjeçare, Blerim Bllaca 43-vjeçar, Fisnik Bllaca 34-vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45-vjeçare, për të cilën më vonë do të raportohej se ka kryer vetëm një vrasje.

Këta janë emrat e të gjithë të vrarëve në tragjedinë në Gjilan

Rreth orës 15:00 në vendin e ngjarjes arriti edhe ekipa e mjeko-ligjorëve që pritej se do të bënin tërheqjen e trupave nga vendi i ngjarjes, por kjo nuk ka ndodhur deri rreth orës 19:00 të mbrëmjes me kërkesë të familjarit të tyre, vëllait të Zeqir Bllacës i cili ka ardhur sot menjëherë nga jashtë vendit në Kosovë.

Sipas të dhënave të Prokurorisë të orës 15:40, dyshohej se Valdete Bllaca, krimin e kishte kryer me armën e saj zyrtare.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën. Nuk mund të japim më shumë detaje. Dyshohet se është revolja zyrtare e Policisë së Kosovës. Nuk kemi informata për motive”, deklaroi Kadriu, raporton lajmi.net.

Prokuroria jep detaje, policja kreu krimin me armën zyrtare

Ekipa e lajmi.net e cila po ndodhej në vendin e ngjarjes, vazhdimisht kishte zbuluar pamje dhe informacione me rëndësi nga zhvillimet dhe hetimet që po ndodhnin atje.

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan

E për Valdete Bllacën që ishte e dyshuara kryesore, pos versionit të Prokurorisë, fqinjtë kishin një version tjetër.

Ekipa e lajmi.net nga fqinjët ka marrë vesh se e dyshuara është suspenduar nga Policia e Kosovës, ndërsa pas suspendimit ishte kthyer në polici si staf civil.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se policja në fjalë nuk ka qenë e suspenduar nga puna.

Flasin fqinjët, policja që kreu vrasjen në Gjilan ishte e suspenduar

Por, një version i mëvonshëm i fqinjëve thoshte se Valdete Bllaca nuk i ka vrarë të gjithë anëtarët e familjes.

Fqinjtë për ekipin e lajmi.net kanë rrëfyer se ishte vëllau i madh, Blerim Bllaca ai që kishte shtënë me armë mbi vëllanë e tij Fisnikun dhe të dy prindërit.

Pas kësaj, Valdete Bllaca sipas fqinjëve ka vrarë vëllanë Blerimin dhe më pastaj vetën.

Zbulohen detaje të reja/ Policja vrau vetëm vëllanë e madh, ky është rrëfimi i fqinjëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur në këtë qytet.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është tronditur nga lajmi për shuarjen e familjesh pesë anëtarëshe në lagjen Bujana të këtij qyteti.

Hairi në këtë konferencë ka deklaruar se kjo familje ka qenë shumë e ndershme dhe e respektuar nga të gjithë.

“Është tronditëse lajmi që sot në mesditë në Gjilan ka ndodhur, jo vetëm familja Bllaca dhe lagja Bujana, por i gjithë Gjilani është në ditë zie. Tragjedia që po kalojmë është në hetime zbardhja e rastit nga organet e shtetit. Prokurorët, forenzika, policia janë duke e zbardhur këtë rast. Ju kisha lutur që sot të raportoni gjithçka ashtu siç deklaron prokuroria e shtetit. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh çdokujt dhe për ne sepse kanë qenë familje e ndershme, por që jeta dhe problemet që ka pasur në këtë rast mund të përballohet vetëm me solidaritet dhe se zbardhja e këtij rasti mund të na çliron nga kjo dhimbje e madhe që sot Gjilani e ka”, deklaroi Haziri, raporton lajmi.net.

E versionin e mësipërm të fqinjëve e ka mohuar edhe njëherë Prokuroria e Gjilanit. Ata kanë thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një revole dhe ajo është e Valdete Bllacës.

Prokuroria mohon versionin e fqinjëve për vrasjen e shumëfishtë në Gjilan

Më vonë, për policen Valdete Bllaca dhe vëllanë e saj Blerim Bllaca do të raportohej se kishin probleme mendore.

Fqinjët kanë treguar për lajmi.net, se vëllai i madh i familjes për shkak të gjendjes së tij mendore ka qenë edhe në institucionin për personat me gjendje të rëndë mendore.

Po ashtu, siç treguan fqinjët, edhe policja kishte pasur probleme mendore, dhe kjo është njëra ndër arsyet pse ajo ishte suspenduar nga puna. 

Detaje të reja, fqinjët thonë se vëllai i madh dhe policja kishin probleme mendore

Më vonë, fqinjtë do të raportonin gjithashtu se raportet mes anëtarëve të familjes Bllaca ishin të mira, përveç raportet mes Blerimit (vëllaut të madh) dhe Valdete Bllacës që dyshohet se ka kryer vrasjet dhe më pastaj ka vrarë vetën.

Gjithashtu, fqinjtë kanë treguar edhe më shumë rreth familjes Bllaca.

Anëtarët e familjes Bllaca kishin raporte të mira mes vete, probleme kishin vetëm motra me vëllanë e madh

Ndërkohë, rreth orës 18:00 ka filluar nxjerrja e trupave të pajetë të viktimave të ngjarjes që goditi sot Gjilanin.

PAMJE/ Nxirren të pesë trupat e pajetë të viktimave nga vrasja e shumëfishtë në Gjilan

Të pesë trupat e pajetë u nxorrën nga shtëpia për t’u nisur pastaj drejt Prishtinës për në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/ 

Trupat e pajetë të familjes Bllaca po transportohen në Prishtinë për obduksion