Prokuroria mohon versionin e fqinjëve për vrasjen e shumëfishtë në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit, ku një policie dyshohet se ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas veten.

Lajme

18/02/2020 16:55

Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten.

Fqinjët i kanë thënë lajmi.net, se vëllai i madh ka qëlluar me armë fillimisht babanë dhe nënën, e po ashtu vëllanë e vogël, kurse Valdete Bllaca më pas ka shtënë mbi vëllanë e madh dhe veten.

Lexo edhe: 

Zbulohen detaje të reja/ Policja vrau vetëm vëllanë e madh, ky është rrëfimi i fqinjëve

Por një version i tillë është mohuar nga prokuroria.

Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i ka thënë lajmi.net, se kjo nuk është e vërtetë dhe se në vendin e ngjarjes i polices tashmë të ndjerë i është gjetur revolja.

“Jo nuk është e vërtetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një revole, e cila iu ka gjetur polices. Për momentin nuk ka ndonjë provë tjetër”, ka treguar Xheladini për lajmi.net.

Theksojmë se disa orë më parë, prokurori Arben Kadriu, deklaroi se revolja me të cilën është kryer ky krim është zyrtare e Policisë së Kosovës. /Ljami.net/