Vraponi për të qëndruar të rinj

Një studim i ri thotë se vrapimi është më efektiv se ecja në ngadalësimin e plakjes.

Lifestyle

29/07/2015 10:32

Vrapimi mund të ngadalësojë plakjen në mënyra të caktuara përderisa ecja jo, thotë një studim i ri mbi njerëzit e moshuar.

Gjetjet kanë ngritur pyetje interesante në lidhje me atë nëse shumica prej nesh duhet të vrapojmë më shumë se sa të ecim në mënyrë që të fitojmë përfitimet më të mëdha.

Ecja është një ushtrim i shkëlqyeshëm, askush nuk thotë që nuk është ashtu. Por, për njerëzit më të vjetër të cilët zakonisht kanë një incidencë të ulët të trashjes, artritit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, vrapimi është shumë më i mirë, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit më të vjetër për të cilët ushtrimi primar është ecja, shpesh fillojnë me një ecje të ngadalshme dhe më pas kanë vështirësi gjatë kalimit të viteve.

Hulumtuesit në Universitetin e Kolorados kanë studiuar nëse vrapimi mund t’u ndihmojë të moshuarve që të qëndrojnë më të rinj. Ata studiuan 30 burra dhe gra të moshës 60 dhe 70 vjeçare. 15 nga këta pjesëmarrës në studim ecën rreth tre herë në javë për 30 minuta apo më shumë. 15 pjesëmarrësit  e tjerë vrapuan rreth 3 herë në javë, gjithashtu për 30 minuta.

Shkencëtarët i mblodhën të gjithë vullnetarët në laboratorin e Universitetit të Kolorados dhe aty u studiuan performancat e tyre.

Siç treguan rezultatet e studimit në laborator, ku pjesëmarrësve u ishin futur në gojë maska të oksigjenit dhe u ishin vendosur pajisje të tjera në trup, vrapuesit ishin në gjendje më të mirë, dhe gjithashtu ecës më efikas se ata që kishin ecur.

Ata kërkonin më pak energji më pas për të ecur në të njëjtin ritëm si vullnetarët të cilët ecnin rregullisht. Kështu, për të pasur më shumë energji dhe për t’u ndjerë gjithmonë e më të rinj, vraponi tre herë në javë thonë studiuesit. (Lajmi.net)