Votuesi i parë në Fakultetin e Filologjisë: Uroj që zgjedhjet të jenë të ndershme – të fitojë më i miri
Milot Berisha është votuesi i parë në Qendrën e Votimit 1906 në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Teksa tha se procesi i votimit shkoi mirë, Berisha deklaroi se nga ky proces zgjedhor uron të fitoj më i miri kandidat. “Po e shoh se ka qenë në rregull një organizim në nivel mund të them që…
Lajme
Milot Berisha është votuesi i parë në Qendrën e Votimit 1906 në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Teksa tha se procesi i votimit shkoi mirë, Berisha deklaroi se nga ky proces zgjedhor uron të fitoj më i miri kandidat.
“Po e shoh se ka qenë në rregull një organizim në nivel mund të them që uroj të fitoj më i miri të jenë zgjedhje të ndershme dhe korrekte, shpresoj që kushdo që vjen kryetar të mos merret me improvizime, por të punoj me planifikim vizion ta lejojë zhvillimin e qytetit, por gjithmonë duke e ruajtuar vlerat e trashëgimisë sonë”, tha ai.
Në këtë qendër votimi e cila ka gjithsej 9 vendvotime të drejtë vote kanë 7 mije 589.
Ndërsa, në kryeqytet të drejtë votë kanë 222 e 418 qytetarët, prej tyre 222 mijë e 326 votojnë sot në Prishtinë, ndërsa 1 mijë e 727 prishtinas janë regjistruar si votues jashtë vendit.
Nga menaxheri i kësaj qendre votimi, Emanuel Gjolekaj, është konfirmuar se materiali sensitiv zgjedhor, por edhe kamerat kanë ardhur me kohë ndërsa mungon tavolina ndihmëse.
Komuna e Prishtinës ka gjithsej 54 qendra te votimit me gjithsej 268 vendvotime. Ndërsa, ka edhe një qendër të votimit me kusht e cila ka dy vendvotime.
Në rundin e dytë zgjedhor në Prishtinë janë në garë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.
Në gjithë territorin e Kosovës në balotazh janë 18 komuna. Në këto komuna ku sot do të zhvillohet rundi i dytë i procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues./kp