Votoni për kosovarin Besnik Shehu në garën për më të mirin në Austri
Lojtarët shqiptarë dita ditës po shfaqin përformanca më të mira në kampionatet evropiane dhe po bëhen arsyeja që sporti kosovar të ndihet krenar.

Sport
Dikur luante për disa prej skuadrave elitare duke qenë portier startues i tyre, sot Besnik Shehu është në garën për t’u shpallur lojtari më i mirë për stinorin vjeshtor në kampionatin e landeve në Austri.
Portieri i SPC Helfort u zgjedh një prej më të mirëve nga trajnerët, futbollistët dhe ekspertët e futbollit, të cilët e nominuan për shkak të performancave të tij të jashtëzakonshme.
Por, që ai të dalë në krye në garën ku votimi është i hapur deri më 11 dhjetor, atij i duhen votat e të gjithë shqiptarëve që të dalë në krye të këtij klasifikimi shumë të rëndësishëm në futbollin austriak.
Ndryshe portieri Besnik Shehu ka disa oferta të rëndësishme nga top klubet austriake dhe në rast të vazhdimit të performancave të tilla mund të konsiderohet prej opsioneve serioze për selektorin e Kosovës, Albert Bunjaku.