Votimi në pako i nënkryetarëve të Kuvendit, Cakolli: Kjo praktikë ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara

Eugen Cakoll nga KDI ia ka rikujtuar VV-së që e kishte gabim kur vitin e kaluar kërkoi të ndahet votimi i nënkryetareve të Kuvendit. Ai ka bërë me dije se kjo praktikë sot po shtyhet përpara nga vet VV-ja. Në profilin e tij në Facebook, Cakolli ka shkruar se votimi në pako i nënkryetarëve ka…

Lajme

11/02/2026 09:48

Eugen Cakoll nga KDI ia ka rikujtuar VV-së që e kishte gabim kur vitin e kaluar kërkoi të ndahet votimi i nënkryetareve të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se kjo praktikë sot po shtyhet përpara nga vet VV-ja.

Në profilin e tij në Facebook, Cakolli ka shkruar se votimi në pako i nënkryetarëve ka logjik institucionale.

“Në mbledhjen e sotme përgatitore për seancën konstituive ka pasur dakordim që nënkryetarët të votohen në pako. Jo vetëm ata të komuniteteve, por të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit. Kjo mënyrë votimi është në përputhje me kuadrin kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikën e votimit në diskrecion të vetë Kuvendit, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor. E gjithë kjo, tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren. Kur shërbejnë për ta çuar përpara konstituimin dhe funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar”, ka shkruar ai.