Von der Leyen: BE-ja duhet të përballet me luftën hibride të Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të mërkurën se Evropa duhet të forcojë mbrojtjen e saj për të penguar “luftën hibride” të Rusisë, pas një sërë incidentesh që përfshijnë ndërhyrje ajrore, sulme kibernetike dhe dëmtime të kabllove nënujore. “Për ata që dyshojnë, shikoni se çfarë po ndodh. Një incident mund të jetë…

Lajme

08/10/2025 16:32

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të mërkurën se Evropa duhet të forcojë mbrojtjen e saj për të penguar “luftën hibride” të Rusisë, pas një sërë incidentesh që përfshijnë ndërhyrje ajrore, sulme kibernetike dhe dëmtime të kabllove nënujore.

“Për ata që dyshojnë, shikoni se çfarë po ndodh. Një incident mund të jetë një gabim, dy incidente një rastësi, por tre, pesë, dhjetë: kjo është një fushatë e qëllimshme dhe e shënjestruar e “zonës gri” kundër Evropës. Evropa duhet të reagojë. Duhet të hetojmë çdo incident dhe të mos shmangim atribuimin e përgjegjësisë, sepse çdo centimetër i territorit duhet të jetë i mbrojtur dhe i sigurt”, tha Ursula von Der Leyen.

Incidentet e fundit të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës kanë ngritur pyetje në lidhje me reagimin dhe gatishmërinë e mbrojtjes ajrore të Polonisë.

Në një intervistë ekskluzive me CE Report, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Polonisë dha deklaratën e mëposhtme: “Hetimi është duke vazhduar. Në këtë fazë, është shumë herët për të dhënë detaje në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore polake.”

Në samitin e ardhshëm në Bruksel, udhëheqësit e BE-së pritet të bien dakord për një “hartë rrugore” që do të përfshijë objektiva të përbashkëta dhe afate konkrete deri në vitin 2030 për të përballuar kërcënimet nga Rusia.