Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Volkswageni detyrohet të kërkojë falje pas videos promocionale raciste

23:19 | 20 Maj 2020

Gjiganti i makinave Volkswagen ka kërkuar falje për një reklamë raciste, që u shfaq në mediat sociale pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale.

Videoja promoacionale dhjetë sekondëshe e postuar në Instagram dhe Twitter tregon një dorë gjigante të bardhë duke shtyrë një person me ngjyrë larg një Golfi të ri të verdhë Volkswagen të parkuar në rrugë, transmeton lajmi.net.

Dora pastaj e tërheq atë në një portë të hapur dhe e shtyn brenda një kafeneje franceze.

Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë në dukje se derisa parulla ‘Der Neue Golf’ – ‘Golfi i Ri’ – zbehet si ide, shkronjat e ngatërruara duket se shqiptojnë fjalën “ni**er” (ofendim për personat me ngjyrë) në gjermanisht.

Volkswagen kërkoi falje për videon dhe tha se “e kuptojmë zemërimin lidhur me këtë video”.

“Pa diskutim: video është e papërshtatshme dhe pa shije”, tha firma gjermane, shtuar se “do ketë pasoja për realizuesit”. /Lajmi.net/