Volejboll/Kosova U-17 e pesta në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave U-17 ka korrur një sukses. Me tri fitore, dy ndaj Moldavisë dhe një ndaj Malit të Zi, vajzat e Kombëtares tonë të volejbollit për U-17 zunë vendin e pestë në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Edhe pse nuk kaluan tutje, fitoret e realizuara, sidomos e sotmja 3:0…

Sport

22/01/2023 16:08

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave U-17 ka korrur një sukses.

Me tri fitore, dy ndaj Moldavisë dhe një ndaj Malit të Zi, vajzat e Kombëtares tonë të volejbollit për U-17 zunë vendin e pestë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Edhe pse nuk kaluan tutje, fitoret e realizuara, sidomos e sotmja 3:0 ndaj malazezeve, japin shpresë të madhe se volejbollistet tona, me trajnerin Donald Suxho, janë në rrugë të mbarë.

Përgëzime vajzave, stafit dhe FVK-së për suksesin e arritur./Lajmi.net/