Vokrri takohet me Platinin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka takuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini, në Tiranë. Ky takim ndodhi në selinë e FSHF-së, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, raportojnë mediat shqiptare. Takimi ka qenë privat dhe pa praninë e mediave, por natyrisht është e kuptueshme se…

Sport

19/02/2014 14:42

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka takuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini, në Tiranë.

Ky takim ndodhi në selinë e FSHF-së, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, raportojnë mediat shqiptare.

Takimi ka qenë privat dhe pa praninë e mediave, por natyrisht është e kuptueshme se temë e bisedës ka qenë çështja e njohjes ndërkombëtare të futbollit kosovar.

Gjithsesi, pas përfundimit të takimit, të tria palët preferuan të mos komentojnë diskutimin, duke ruajtur konfidencialitetin e bisedës.

Edi Rama, Armando Duka dhe Michel Platini

Platini, pas ardhjes në Tiranë u prit nga Kryeministri Edi Rama me të cilin diskutoi rreth ndërtimit të stadiumit të ri në vend të atij Qemal Stafa si dhe u njoftua për planet e së ardhmes të Kombëtares shqiptare.

Ndërsa, takimi me Vokrrin vjen pas lejes së marr nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Kosova do të luajë kundër Haitit në miqësoren e parë më 5 mars.