Vojvoda regjistron 100 paraqitje me Torinon, klubi i bën dhuratë të veçantë

Mergim Vojvoda ka regjistruar plot 100 paraqitje me fanellën e skuadrës italiane, Torino. Klubi italian për këtë të arritur, i ka bërë një dhuratë futbollistit të Kosovës, duke i dhuruar një fanellë me mbiemrin e tij dhe numrin 100, shkruan lajmi.net. “100 paraqitjet në fanellën e Torinos për Vojvoda. Bravo Mergim” – ka shkruar Torino…

Sport

14/12/2023 18:26

Mergim Vojvoda ka regjistruar plot 100 paraqitje me fanellën e skuadrës italiane, Torino.

Klubi italian për këtë të arritur, i ka bërë një dhuratë futbollistit të Kosovës, duke i dhuruar një fanellë me mbiemrin e tij dhe numrin 100, shkruan lajmi.net.

“100 paraqitjet në fanellën e Torinos për Vojvoda. Bravo Mergim” – ka shkruar Torino në mbishkrimin e fotografive në faqen zyrtare.


28-vjeçari është pjesë e Torinos nga shtatori i vitit 2020 kur u transferuar për 5.2 milionë euro nga Standard Liege.

Këtë edicion, Vojvoda është paraqitur në 11 ndeshje me Torinon./Lajmi.net/