Vojvoda flet fjalët e para si lojtar i Comos

Skuadra italiane Como 1907 ka konfirmuar nënshkrimin e Mërgim Vojvodës me kontratë deri në vitin 2028. Mbrojtësi kosovar i bashkohet “BiancoBluve” nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin. Vojvoda ka qenë një figurë kyçe për Kombëtaren e Kosovës që nga debutimi i tij në vitin 2016, duke grumbulluar mbi 60 paraqitje. “Mërgimi…

Sport

04/02/2025 08:52

Skuadra italiane Como 1907 ka konfirmuar nënshkrimin e Mërgim Vojvodës me kontratë deri në vitin 2028. Mbrojtësi kosovar i bashkohet “BiancoBluve” nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin.

Vojvoda ka qenë një figurë kyçe për Kombëtaren e Kosovës që nga debutimi i tij në vitin 2016, duke grumbulluar mbi 60 paraqitje.

“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të operuar në role të shumta mbrojtëse dhe përvoja e tij në Serinë A do të jenë të paçmueshme ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë vijën tonë defanzive”, ka thënë trajneri i Comos, Cesc Fabregas.

Ndërsa vet Vojvoda theksoi se është i lumtur për këtë sfidë të re dhe shumë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin në Serie-A.

“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Seria A nuk është një ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin.”, ka thënë Vojvoda.