Vojvoda asiston në golin e Torinos – vazhdon forma e mirë e kosovarit

Mërgim Vojvoda ka dhënë një tjetër asistim me fanellën e Torino.

Sport

15/01/2022 16:01

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës po përshtatet mjaft mirë në krahun e majtë të mbrojtjes te skuadra e Torino.

Gimi ka asistuar në minutën e 27’, në golin që e shënoi Singo, shkruan lajmi.net.

Mërgimi dribloi për mrekulli kundërshtarin e tij dhe më pas harkoi me të majtën.

Shikoni më poshtë asistimin e Mërgim Vojvodës./ Lajmi.net/