Vogëlushja vuante nga një dhimbje në bark, mjekët i gjetën diçka të “tmerrshme”

Dhimbjet e stomakut, detyruan prindërit e vogëlushes 8- vjeçare ta dërgonin në spital, por mjekët u shokuan kur zbuluan se ajo kishte shtëllungë me flokë në stomakun e saj.

Fun

06/03/2019 13:05

Fiefei, kishte nisur të hante flokët e saj që kur ishte 2 vjeç. Ajo i tha nënës se saj se e kishte ndaluar vesin e saj në fillim të vitit 2019, sipas Mirror.

Por në fillim të muajit Shkurt ajo u sëmur dhe kishte të vjella dhe dhimbje të forta stomaku. Nëna e saj vuri re se barku i saj filloi të fryhej shumë dhe e çoi atë në spitalin Donghua në Guangdong, Kinë jugore, për trajtim.

Mjeku u befasua, pasi bëri analizat dhe një eko, kur pa një grumbull flokësh të ngatërruar me ushqim. Dr Tang duhej të kryente një operacion dhe të hiqte 1.5 kg flokë nga stomaku i Feifeit.

“Këto flokë kanë qenë në stomak për vite me radhë dhe ky është një lloj çrregullim i disa njerëzve”, ka thënë ai.

Nëna e Feifeit ishte përpjekur të ndalonte vajzën e saj nga ngrënia e flokëve, por pa rezultat.

Vajza tani po shërohet dhe po fillon të hajë ushqim.