Vogëlushja 4 vjeç nga Shqipëria e cila po ‘çmend’ instagramin |FOTO GALERI|

Emri i saj është Laerta Dedukaj dhe deri tani (në momentin që po e shkruajmë këtë artikull) ajo ka gjithsej mbi 91.000 ndjekës në Instagram. Kjo vogëlushe shqiptare, e cila prej më shumë se një viti jeton në Londër, dhe pavarësisht moshës së vogël që ka ajo ka arritur të thyejë kufijtë, duke u bërë e famshme në gjithë botën, veçanërisht në atë virtuale.

Fun

05/08/2015 09:16

Faqja e saj në Instagram ‘Fashion Laerta‘ ka qindra foto të saj, vogëlushja shpalos pozime dhe veshje të cilat lënë pa frymë shumë të rritur, absolutisht ajo tanimë është një “fashionista” e vogël (në moshë).

Ajo është shumë e vogël për të kërkuar të drejtën e hapjes dhe menaxhimit të një faqeje në rrjetet sociale, megjithatë, pasioni i saj për fotografinë i dha prindërve të saj një sinjal se vogëlushja mund të ishte një talent në botën e fotomodelizmit.

Një vit më parë prindërit e saj kishin vendosur t’i hapin një llogari në instagram, në fillim me dëshirën për të ndarë foto të bukura të vajzës së tyre. Por, me kalimin e muajve, e vogla pati një bum pëlqimesh dhe ndjekësish në llogarinë e saj, Laerta është përfaqësuese e markave shumë të njohura të dyqaneve për fëmijë. Asaj i janë lidhur 5 kontrata në Amerikë dhe dy në Britani të Madhe, veç tjerash Learta ka mbushur faqet e shumë revistave, për të cilat ka pozuar ndërsa prestigjiozja e modës ‘Bazaar’ e ka cilësuar Laertën, si një nga 10 fëmijët më ‘fashion’ në botë. /lajmi.net

 

Vatican-Museum

Vatican-Museum

Vatican-Museum

Vatican-Museum

Vatican-Museum