Vodhi orë me vlerë 500 mijë euro, arrestohet serbi që plaçkiti shtëpinë e Muller
Policia në Portugali arrestoi një serb, 24-vjeçar, me dyshimin se kishte plaçkitur shtëpinë e futbollistit gjerman Thomas Müller më 13 shtator 2022 në Gjermani. Për të gjitha këto ka shkruar gazeta gjermane “Bild”, transmeton lajmi.net. Teksa ylli i Bayernit po luante kundër Barcelonës në “Allianz Arena”, hajnat hyrën në shtëpinë e tij në lagjen Misbah…
Sport
Policia në Portugali arrestoi një serb, 24-vjeçar, me dyshimin se kishte plaçkitur shtëpinë e futbollistit gjerman Thomas Müller më 13 shtator 2022 në Gjermani.
Për të gjitha këto ka shkruar gazeta gjermane “Bild”, transmeton lajmi.net.
Teksa ylli i Bayernit po luante kundër Barcelonës në “Allianz Arena”, hajnat hyrën në shtëpinë e tij në lagjen Misbah dhe vodhën para, bizhuteri dhe sende me vlerë.
Në mesin e gjëra që hajnat kishin vjedhur ishte edhe një orë me vlerë 500 mijë euro.
Sot, gati një vit pas grabitjes, policia në Lisbonë arrestoi një serb. Ai tashmë ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për kryerjen e këtij krimi.
Mediat gjermane për momentin nuk kanë bërë të ditur më shumë detaje rreth arrestimit./Lajmi.net/