Vlorë, ekzekutim në Sheshin e Flamurit, vritet drejtori i OSHEE-së

Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në një lokal tek Sheshi i Flamurit në Vlorë, ku viktimë ka mbetur një person dhe është plagosur një tjetër.

Lajme

24/05/2017 20:59

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave, nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është drejtori i degës lokale të OSHEE-së, Roland Saliu.

Ndërkohë, personi i plagosur rezulton shtetasi Ervent Hyseni, pronar i një televizioni privat në qytetin bregdetar.

Agjentët të shumë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të tjerë janë vënë në kërkim të autorëve dhe kanë gjetur një mjet të braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë./TCH