Vlora Dumoshi largon kontejnerët afër shtatores së Rugovës

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e fundit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka larguar kontejnerët e mbeturinave që ishin vendosur afër shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme

14/12/2019 22:18

Ajo ka thënë se presidenti Rugova nuk meriton kontejnerë mbeturinash në afër tij.

“Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, nuk meriton kontenjerë mbeturinash në kryeqytet.
Tani nuk egzistojnë më”, ka shkruar Dumoshi.