Vlora Çitaku i reagon Kurtit për “anashkalimin” e ambasadorit në Vatikan: Çfarë katrahure

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar rreth vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Vatikan ku Filarmonia e Kosovës mbajti koncert, e ku nuk ishte i pranishëm ambasadori, Vehbi Miftari. Çitaku shpërfilljen e diplomatit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e quajti katrahurë. “Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe…

Lajme

24/11/2025 12:50

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar rreth vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Vatikan ku Filarmonia e Kosovës mbajti koncert, e ku nuk ishte i pranishëm ambasadori, Vehbi Miftari.

Çitaku shpërfilljen e diplomatit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e quajti katrahurë.

“Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare”,deklaroi Citaku.

Ajo tha se ndërkohë, Martin Berishaj me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkëdheluri i Kurtit.

“Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo.Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit”,shtoi Citaku.

Ajo pyeti “a thu pse”./Lajmi.net/