Vlera marramendëse që humbi themeluesi i Facebook brenda 7 orëve
Kjo që bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin me 4.9% të hënën, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.
Fun
Pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me më shumë se 6 miliardë dollarë në pak orë, duke e rrëzuar atë në listën e njerëzve më të pasur në botë, pasi rrjetet sociale Facebook, Messenger, Instagram dhe Whatsapp ishin jashtë funksionit për 7 orë.
Kjo që bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin me 4.9% të hënën, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.
Rënia e aksioneve uli vlerën e Zuckerberg në 121.6 miliardë dollarë, duke e ulur atë nën Bill Gates, në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.
Më 13 shtator, Wall Street Journal filloi të botonte një sasi dokumentesh të brendshme, duke zbuluar se Facebook ishte në dijeni për një gamë të gjerë problemesh nga produktet e tij – të tilla si ndikimi i Instagramit në shëndetin mendor të vajzave adoleshente dhe keqinformimi rreth trazirat e Kapitolit të 6 janarit.
Në përgjigje, Facebook ka theksuar se çështjet me të cilat përballen produktet e tij, përfshirë polarizimin politik, janë komplekse dhe nuk shkaktohen vetëm nga teknologjia. /Lajmi.net/