VLEN i Kurtit votoi njeriun e Vulinit në Qeverinë e RMV: Reagon Burim Ramadani

Burim  Ramadani, ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI’së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, të cilit i është referuar si punëtor i Vulinit, ka marrë votat e deputetëve shqiptarë, e gjë e cila është një sinjal për, siç ka thënë ai,  deshqiptarizimin e institucioneve. Ai ka shtuar…

Lajme

29/06/2024 22:29

Burim  Ramadani, ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI’së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, të cilit i është referuar si punëtor i Vulinit, ka marrë votat e deputetëve shqiptarë, e gjë e cila është një sinjal për, siç ka thënë ai,  deshqiptarizimin e institucioneve.

Ai ka shtuar edhe se, struktura e re qeverisëse në Maqedoninë e Veriut është duke marr vendime që fshijnë shqiptarët nga detyrat vendimmarrëse.

“Interesimin për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta kemi tash, jo në zgjedhje!  Sepse, zgjedhjet janë çështje e garës politike të tyre, ndërsa të drejtat themelore të shqiptarëve atje e tejkalojnë garën.  Janë çështje e interesit të përbashkët dhe sigurisë e stabilitetit rajonal”, ka thënë mes tjerash Ramadani.

Postimi i plotë:

Nisje fort e keqe në Maqedoninë e Veriut: sinjale për deshqiptarizimin e institucioneve!

  1. Së pari, një shqiptar u zëvendësua nga punëtori i Vulinit të Serbisë, Ivan Stoilkoviq, në detyrën e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit përgjegjës për çështjet ndër-etnike!

Pra, edhe për Marrëveshjen e Ohrit do të “kujdeset” puthadori i Vulinit!!!

Ky ishte lajm jashtëzakonisht i keq.

Për më keq, ky mori edhe votat e deputetëve shqiptarë “reformistë”!

  1. Së dyti, vendimet e menjëhershme për emërime në institucione të sigurisë, pa shqiptarë!

Derisa Serbia po ia fshin adresat e banimit shqiptarëve në Luginë të Preshevës, struktura e re qeverisëse “reformatore” në Maqedoninë e Veriut po merr vendime që fshijnë shqiptarët nga detyrat vendimmarrëse!

Interesimin për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta kemi tash, jo në zgjedhje!

Sepse, zgjedhjet janë çështje e garës politike të tyre, ndërsa të drejtat themelore të shqiptarëve atje e tejkalojnë garën.

Janë çështje e interesit të përbashkët dhe sigurisë e stabilitetit rajonal.