Vjosa Osmani takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë: SHBA, aleati më i rëndësishëm i Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të United States në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton lajmi.net Në…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të United States në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton lajmi.net
Në këtë takim u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke nënvizuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën./Lajmi.net/